Vendosni fjalën kyçe....

Kuba emëron kryeministrin e ri pas më shumë se 40 vjetësh


Kuba emëroi një Kryeministër të ri të shtunën pas më shumë se katër dekadave, që kur posti u shfuqizua kur Fidel Castro u bë president.

Ministri i Turizmit, Manuel Marrero Cruz, 56 vjeç, u emërua në këtë post nga Asambleja Kombëtare e Fuqisë Popullore, parlamenti legjislativ i Kubës, sipas ‘Press Latina’.

Marrero, i cili u emërua në këtë post nga presidenti Miguel Diaz-Canel, do të shërbejë për një mandat pesë-vjeçar, në përputhje me ndryshimin e ri kushtetues të miratuar në prill.

Diaz-Canel tha më herët se ai emëroi Marreron për kryeministër, sepse sipas tij është shumë i zellshëm dhe i sinqertë, si dhe për shkak të punës së tij efektive të bërë gjatë 16 viteve të tij si ministër i Turizmit.

Pas ndryshimit të ri kushtetues, Diaz-Canel u zgjodh presidenti i vendit në tetor. Ndryshimi i ri kushtetues i hapi rrugën vendit për të zgjedhur presidentin e parë në 43 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *