Pas një përpjekje të mundimshme që zgjati rreth shtatë minuta, agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka arritur që ta zbarkojë një robot të ri në planetin Mars.
Nëpërmjet robotit të quajtur InSight, synohet të studiohet brendësia e thellë e planetit Mars, kështu duke e bërë planetin e dytë pas Tokës që studiohet në këtë mënyrë, shkruan BBC News, transmeton Klan Kosova.
Ekipet kontrolluese të NASA-s, i janë gëzuar zbarkimit të sigurt të robotit në terren dhe presin që së shpejti të sigurojnë fotografi të papara deri më tani.