Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Cërrik.
Nga përplasja e një mjeti tip Audi me një motoçikletë ndërroi jetë drejtuesi i kësaj të fundit, Ervis Driza., ndërsa u plagos bashkëudhëtari i tij.
Por pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spital edhe 56-vjeçari Fatos Qosa, që udhëtonte me motoçikletë me 35-vjeçarin.
Aksidenti i rëndë ndodhi pranë fshatit Shirgjan kurse drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.