Vendosni fjalën kyçe....

Nuk arriti të ankorohej në port, nxirren nga trageti pas disa orësh 150 pasagjerët e bllokuar


Moti i keq ka shkaktuar probleme si në portin e Vlorës po ashtu edhe në atë të Durrësit. Që prej ditës së djeshme lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar.

Era e furishme ka bërë që dallgët në det të hapur të shkojnë 8 ballë dhe në gji 6 ballë.

Sipas “Ora News” kjo ka bërë që trageti St. Damian i cili u nis me 150 pasagjer për në Brindisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës, të kthehej sërish në portin e Vlorës. Trageti nuk ka mundur të ankorohet në port dhe nxjerrja e pasagjerëve është bërë e mundur vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30.

150 pasagjerët kanë qëndruar për orë të tëra në det të hapur. Ndërkohë në Durrës tragetet kanë mbërritur me vonesë. Burimet zyrtare nga Kapiteneria e Durrësit bënë me dije se një traget nga Bari mbërriti në kohë, ndërsa në mesditë priten dy tragete, një nga Bari dhe një nga Ankona me rreth 5 mijë pasagjerë.

Për shkak të festave të fundvitit kjo javë shënon edhe një rritje në numrin e pasagjerëve, që kërkojnë të kthehen në atdhe për të festuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *