Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet studimi: Ministria e Drejtësisë në Suedi manipuloi statistikat mbi krimin


Sipas një studimi, ministria e Drejtësisë në Suedi i ka bërë presion Këshillit të Parandalimit të Krimit të vendit Brå, për të fshehur, manipuluar ose injoruar statistikat e krimit në vend.

Universiteti Linköping këtë javë ka publikuar një studim, sipas të cilit qeveria ndërhyn edhe këtu për të minimizuar të dhënat “politikisht të ndjeshme”.

Punonjësit u thanë studiuesve të universitetit se menaxherët e tyre, duke vepruar me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, i udhëzuan ata të manipulojnë rezultatet në çështjet e nxehta. Me sa duket, këto rezultate mund të turpëronin qeverinë, dhe ka të ngjarë të ngrinin debate mbi çështje racash ose imigrimi.

Statistikat e Brå tregojnë një ngritje të vdekjeve nga dhunë që nga viti 2014, veçanërisht midis kriminelëve dhe lagjeve të emigrantëve. Ato gjithashtu tregojnë një rritje të dhunës seksuale, sulmeve, kërcënimeve dhe plaçkitjeve që nga viti 2015, kur vendi priti më shumë se 160,000 refugjatë.

Megjithatë, qeveria do të preferonte që këto statistika të mbeten të fshehura. Një punonjës i Brå-së duke përpiluar një raport për krimin e dhunshëm, vuri re që qeveria e vonoi botimin e saj deri pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, për shkak të “rezultateve të ndjeshme politikisht”.

Shumë të intervistuar mendojnë se problemet e organizatës rrjedhin nga organizimi i saj nën Ministrinë e Drejtësisë. Në vend që të punojnë në mënyrë të pavarur për të këshilluar politikëbërësit, ata mendojnë se po punojnë për të avancuar axhendat e tyre në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *