Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohen me armë 13 persona në SHBA, 4 në gjendje të rëndë


Trembëdhjetë persona u qëlluar në një festë brenda një shtëpie në anën jugore të Çikagos, SHBA. Të gjithë u dërguan në spital, ku 4 prej të lënduarve paraqiten në gjendje kritike për jetën, njoftuan autoritetet.

Policia iu përgjigj sulmit me armë rreth orës 12.35 të paradites të së dielës. Sipas policisë, viktimat po merrnin pjesë në një festë brenda një shtëpie, kur nisën të shtënat me armë zjarri.

Të plagosurit janë të moshave nga 16 deri në 48 vjeç. Pasi i dyshuari hapi zjarr, të pranishmit në panik u derdhën në rrugë, ku një patrullë policie i hasi dhe  përgjigj. Të shtënat u qëlluan edhe ndaj automjetit të policisë ndërsa dy autorët e dyshuar u arrestuan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *