Vendosni fjalën kyçe....

Scott Morrison kthehet nga Hawaii: Unë pushoja me familjen, australianët në stres të madh


Kryeministri australian Scott Morrison është rikthyer në punë të dielën, pas pushimeve të diskutueshme në Hawaii.

Në konferencën e parë për mediat pas pushimeve, Morrison ka sinjalizuar që qeveria australiane nuk do të rrisë përpjekjet e saj për të luftuar ndryshimet klimatike pavarësisht krizës së zgjatur me zjarret në vend. “The Guardian” shkruan se pas kthimit në punë, Morrison kërkoi falje për mungesën e tij por nuk do marrë masa kundër ndryshimeve klimatike.

“E kuptoj që njerëzit u mërzitën pse unë po pushoja me familjen time, ndërsa familjet e tyre ishin nën stres të madh”– tha Morrison.

Kryeministri tha se ai e dinte se australianët ishin në ankth për zjarret, por këmbënguli që përgjigja e urgjencës australiane ishte “më e mira në botë”.

Ai pranoi se ndryshimi i klimës po kontribuonte në ndryshimin motit, por mohoi që të kishte shkaktuar drejtpërdrejt zjarret.

Shumë australianë kanë akuzuar qeverinë e Scott Morrison se nuk ka vepruar ndaj ngrohjes globale.

BBC” shkruan se megjithëse ndryshimi i klimës nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i zjarreve, shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se një klimë më e nxehtë dhe e thatë do të kontribuonte që zjarret e Australisë të bëhen më të shpeshta dhe më intensive.

Udhëheqësi i sindikatës së zjarrfikësve Leighton Drury tha se Australia po sheh “një mungesë udhëheqjeje absolute nga kjo qeveri, dhe kjo është një turp”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *