Reshjet e shiut të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme edhe në Berat. Erërat e forta kanë shkulur pemët nga toka ndërsa ujërat kanë mbushur rrugët e qytetit.
Në disa prej rrugëve qarkullimi ka qenë mjaft i vështirë.
Shirat e rrëmbyeshëm të ditës së sotme shkaktuan probleme qarkullimi dhe dëme materiale edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë.
Në Elbasan disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndëra rrezikon të dalë nga shtrati Përroi i Zaranikës.