Vendosni fjalën kyçe....

Trump fton Johnson në Shtëpinë e Bardhë për vit të ri


Presidenti Donald Trump ka ftuar kryeministrin britanik Boris Johnson ta vizitojë atë në zyrën ovale për vit të ri.

The Sunday Times raporton se kryeministri është ftuar të bëjë një vizitë zyrtare në Amerikë me të dashurën e tij Carrie Symonds pasi të fillojnë negociatat zyrtare trans-Atlantike të tregtisë.

Trump ka patur disa ftesa për Johnson që kur ai u bë kryeministër në korrik, por kuptohet që kërkesa e fundit u bë pas fitores së tij historike në zgjedhjet e parakohshme.

“Disa data të mundshme janë hedhur për në mes të janarit, por nuk është rënë ende dakord zyrtarisht. Por është e qartë që të dy palët duan që takimi të bëhet në fillim të vitit 2020”– citoi Sunday Times një burim afër Shtëpisë së Bardhë.

Johnson nuk ka dëshirë ta bëjë vizitën përpara se Britania të largohet nga BE në 31 janar dhe do të preferonte të shkonte pas një riorganizimit të kabinetit të planifikuar në shkurt, kur ai pritet të emërojë ministrin e zyrës së kabinetit Michael Gove si negociatorin e tij të ri të tregtisë.

Ndërsa Britania përgatitet të largohet nga BE-ja, Johnson dhe Trump ranë dakord në një telefonatë të hënën e kaluar për të ndjekur një një marrëveshje për tregti të lirë.

Pas fitores së zgjedhjeve të Johnson në 12 dhjetor, Trump tha që Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani ishin të lira të bënin një marrëveshje të re pas Brexit.

“Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në”– tha Trump në fillim të këtij muaji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *