Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia s’e përballon dot më fluksin e emigrantëve sirianë” – Paralajmërimi i Erdogan


Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk ka mundësi të trajtojë një valë të re emigrantësh sirianë nga Idlibi dhe paralajmëroi se Evropa do të ndiejë ndikimin e saj nëse nuk ndalon bombardimet në Idlib.

Duke folur në një ceremoni në Stamboll, Erdogan tha se Turqia ‘nuk do e bartë e vetme barrën’ e 80,000 emigrantëve që marshojnë aktualisht drejt kufijve të saj nga Idlibi, në veri-perëndim të Sirisë.

Udhëheqësi turk shtoi se Evropa do të shohë një përsëritje të krizës së migrantëve të vitit 2015, -që pa më shumë se një milion migrantë të hyjnë në Evropë në më pak se një vit, – nëse drejtuesit e saj nuk ndërhyjnë për të ndaluar dhunën në rajon.

Presidenti sirian Bashar al-Asad aktualisht është duke u përpjekur të rimarrë Idlibin nga ISIS, me mbështetjen ruse.

Turqia aktualisht pret më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *