Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen heq dorë nga nafta, planifikon 15 milionë makina elektrike deri në vitin 2022


Volkswagen ka njoftuar se ka në plan të prodhojë deri në 15 milionë makina elektrike gjatë viteve të ardhshme, raporton Reuters.

Kompania po investon në më shumë se 12.5 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2022. Më shumë se 80% e totalit do të shkojnë për makinat elektrike.

Prodhuesi gjerman i makinave parashikon të sjellë 27 modele automjetesh elektrike deri në fund të vitit 2022, ku modelet e para pritet të lançohen vitin e ardhshëm. Kjo është pjesë e strategjisë së kompanisë për të hequr dorë nga modelet e motorëve me djegie.

VW ka deklaruar gjithashtu se po krijon një aleancë me Ford-in dhe mund të përdorë impiantet e kompanisë për të ndërtuar automjetet në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Kompania aktualisht është duke konvertuar shumë fabrika të saj europiane për të ndërtuar makinat elektrike në vend të modeleve të vjetra me naftë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *