Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e 12 finalistëve të Festivalit të Këngës në RTSH


Zbulohen emrat e 12 artistëve që kalojnë në natën finale të festivalit të këngës në RTSH, që do të transmetohet sot më 22 dhjetor, në TVSH.

Siç ka bërë me dije RTSH, juria ka përzgjedhur 12 artistë nga 20 për të konkurruar për çmimin e madh dhe për t’u zgjedhur si këngëtari/rja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Finalistët:

Arilena – “Shaj”
Elvana Gjata – “Me tana”
Boiken Lako – “Ma la seen”
Sara Bajraktari – “Ajër”
Kamela Ismlamaj – “Më ngjyros”
Era Rusi – “Eja merre”

Valon Shehu – “Kutia e Pandorës”
Tiri Gjoci – “Me gotën bosh”
Robert Berisha – “Ajo nuk është unë”
Olta Boka “Botë për dy”
Albërie Hadërgjonaj – “Ku ta gjej dikë ta dua”
Gena – “Shqiponja e lirë”

Ky kompeticion është shoqëruar me mjaft spekulime, me disa media që raportojnë se vendi i parë është shitur e madje është zbuluar para kohe dhe se kush do të jetë fituesi. Por sonte mbetet për t’u parë nëse këto spekulime kanë qenë të vërteta apo të gënjeshtra. Vitin e kaluar, fituese në këtë festival u shpall Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, në Izrael, dhe u rendit e shtatëmbëdhjeta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *