Kandidati i partisë Social Demokrate dhe ish-kryeministri, Zoran Milanoviç është duke udhëhequr në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shkruan Reuters.
Pas numërimit të 29 për qind të votave, Milanoviç kryeson me 32 për qind të votave, duke e lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila ka marrë 28 për qind të votave.
Kandidati tjetër, këngëtari popullor Miroslav Skoro, që garon si i pavarur, ka marrë 21.8 për qind të votave.
Dy nga 11 kandidatët për president do të shkojnë në balotazh, që do ta mbahet më 5 janar 2020.