Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier-Lushnjë – Humb jetën 28-vjeçari, plagoset rëndë shoferi


Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën një i ri.

Sipas policisë, një makinë tip Land Rover ka dalë nga rruga në këtë aks rrugor dhe si pasojë humbi jetën 28-vjeçari me inicialet M. R që ishte pasagjer ndërsa mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit.

“Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *