Ekipi i futbollit, Barcelona është kthyer sërish në pozitën e parë si ekipi që paguan më së miri profesionistët e tij sportivë, derisa ekipet e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), kanë zënë shtatë nga 10 vendet kryesore për këtë vit, është thënë në një studim të kryer nga Inteligjenca Sportive.
Të dhënat e mbledhura nga anketa për pagën e sporteve tregojnë se paga bazike për gjigantët spanjollë këtë sezon ka qenë 9.8 milionë paund.
Ekipi tjetër, Real Madrid është i dyti në listë me një pagë bazike rreth 8.9 milionë paund, derisa ekipi italian, Juventus, që ka nënshkruar kontratë me Cristiano Ronaldon më 2018, është renditur i treti.
Sipas gjetjeve tjera, liga spanjolle në futboll, La Liga dhe ajo angleze, Premiere League janë të parat sa i përket popullaritetit në rrjetet sociale.