Një djalë i vogël u trondit jo pak gjatë një vizite në kopshtin zoologjik me babanë e tij. I mituri Sean, ishte duke pozuar për një foto jashtë një kafazi tigri në kopshtin zoologjik të Dublinit dhe i kishte kthyer shpinën kafshës.
Tigri niset fillimisht nga pas shpinës së fëmijës dhe ndalon për një çast teksa djaloshi kthen kokën, por e rinis sulmin dhe hidhet duke u përplasur me xhamin mbrojtës të kafazit.
Fëmija trembet jo pak nga zhurma që bën tigri pas shpinës së tij ndërsa të pranishmit e tjerë shpërthejnë në të qeshura.