Ministria e Mbrojtjes e Francës tha se ka kryer sulmin e saj të parë me anë të një droni të armatosur, duke vrarë shtatë militantë të dyshuar në Mali, në atë që është një mision gjithnjë e më problematik për shtetin evropian.
Militantët xhihadistë të lidhur me ISIS dhe Al-Kaeda, kanë realizuar një seri sulmesh dhe rrëmbimesh në rajonin Sahel për vite me rradhë. Sipas një deklarate të ministrisë, sulmi me dron u krye të shtunën.
Presidenti Emmanuel Macron ishte në vizitë në Bregun e Fildishtë në kohën e sulmit. Franca filloi vendosjen e trupave në rajonin Sahel në vitin 2013 dhe nga një forcë prej 4500 forcash, 41 ushtarë francezë kanë vdekur.
Muajin e kaluar, 13 ushtarë u vranë në një incident kur dy helikopterë u përplasën gjatë një misioni luftarak.