Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë.
Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.
Kreu i VV-së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim”- ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.