Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në SPAK dosja e parë, ‘Nisma Thurje’ kallëzon ish-ministrin Beqaj


Përfaqësues të nismës “Thurje” kanë kallëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) disa zyrtarë të lartë, të cilët i akuzojnë se kanë abuzuar me koncesionin e sterilizimit. Kjo është edhe padija e parë që mbërrin në SPAK.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë që kanë patur të bëjnë me koncesionin për sterilizimin.

 “Bëmë një kallëzim për koncesionin e sterilizmit. I mbetet prokurorisë që ta gjykojë dhe ta zbardhë. Nga ajo që ne shohim kemi dyshime të logjikshme që ka elementë që nuk shkojnë me këtë kontratë.”– tha mjeku Artan Koni, i cili përfaqësoi Nismën Thurje.

Ai shtoi: “Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata.

Në kallëzim kemi evituar disa gjëra, së pari ngremë pyetjen ‘pse është i nevojshëm ky koncesion, kur spitalet kishin kushtet për ta bërë vetë, siç ka ndodhur në 80 vite’, së dyti ‘pse është me një çmim kaq të lartë’, ‘pse është vendosur, hartuar një kontratë, që krijon dyshime dhe e vendos shtetit në mënyrë të disavantazhuar’, ‘paratë e koncesionit mund të shkonin për pacientët’.”

KALLËZIMI I NISMËS THURJE

23.12.2019

Subjekti:Nisma Thurje

Drejtuar: Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar

Për dijeni : Prokurorisë se Përgjithshme.

Objekti: Kallëzim penal për zytarët publik të përfshirë në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët mund të kenë konsumuar veprat e parashikuara në Kodin Penal për shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private

Baza ligjore: Neni 280 dhe 283 i K.Penal, neni 186,248, 258 dhe 287te K.Penal, Ligji nr.9754, date 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale te personave juridike”, ligjit nr. 125/2013  dhe te VKM me Nr. 575, datë 10.7.2013 dhe te VKM me numër Nr. 27, datë 19.1.2007, Ligji Nr. 10296, datë 08.07.2010,  “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, Ligji Nr. 9936 datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligjit Nr.9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor”.

Të nderuar prokurorë,

Bazuar në Nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nisjen e hetimit penal për zyrtarët e përfshirë në dhënien me konçesion të një shërbimi publik, pasi dyshojmë se jemi përpara konsumimit të veprave penale nga zyrtarët e lartë publik.

Me datë 10 Dhjetor 2015 Ministria e Shëndësisë, me miratimin e Ministrisë së Financave dhe KPP, ka lidhur një kontratë konçesionare me kompaninë “Sani Service” L51910021C me objekt: Dhënie me konçesion”Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”. (Shiko Shtojcën A)

Kjo kontratë nuk është bërë publike e plotë dhe me shtojcat përkatëse, në kundërshtim me Vendimine Këshillit të Ministrave Nr. 130, datë 12.3.2014 dhe VKM Nr.268 date 18.02.2012. Megjithatë, me aq sa ne kemi arritur të njihemi me pjesë të saj, bazuar në raportet e institucioneve dhe publikimet e medias, kemi shqetësimet e mëposhtme:

Së pari, kemi dyshime për nevojën e marrjes sëkëtij shërbimi nga njëpalë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike. Kjo bëhet veçanërisht shqetësuese nëse spitalet i kanë ende në gjëndje pune autoklavat e tyre, dhe nëse shërbimi i konçesionarit vazhdon të kryhet sërish në ambientet e spitalit, duke përdorur burimet publike, si uji dhe energjia elektrike.

Për këtë arsye do të sugjeronim që të hetoni nëse Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet në varësi kanë kryer njëstudim të plotë dhe shterues për situatën e spitaleve publike përpara marrjes së vendimit për ta dhënë këtë shërbim me konçesion, duke respektuar kështu kërkesat e ligjit nr. 125/2013, të nenit 3, VKM Nr. 575, datë 10.7.2013 dhe Kreut II të VKM Nr. 27, datë 19.1.2007.Veçanërisht, do të ishte e rëndësishme të dinim nëse Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar gjëndjen e autoklavave të spitaleve publike, dhe ka identifikuar raste kur shëndeti dhe jeta e pacientëve është vënë në rrezik nga mos kryerja e shërbimeve të parashikuara në këtë kontratë konçesionare. Ky informacion do na ndihmonte të kuptonim se çfarë e ka çuar Ministrinë tek konkluzioni qëkëto shërbime nuk mund të vazhdonin të ofroheshin nga vetë spitalet, dukë bërë të domosdoshme dhënien e këtij shërbimi me konçesion.

Duam gjithashtu të mësojmë se mbi bazë të cilit studim Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar që ky konçesion duhet dhënë për një periudhë kaq të gjatë, dhe jo për një apo dy vjet?

Së dyti, kemi dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me konçesion. Në kushtet kur Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar që këtë shërbim duhet ta ofrojë një palë e tretë, mbetet e paqartënëse ështëndjekur rruga e parashikuar nëligjin Nr. 125/2013, si dhe VKM-ve me Nr.575 dhe Nr.27.Duket se në këtë rast ministria shmangur procedurën e prokurimit publik të shërbimit, me tender të hapur, sic është vepruar me shërbimet e tjera spitalore, si ai i lavanderisë dhe ushqimit.Është e paqartë përse është ndjekur kjo rrugë?

Hije dyshimi për këtë konçesion janë hedhur edhe nga media, e cila ka raportuar për disa takime paraprake të kryera mes ministrit të shëndetësisë, kryeministrit dhe përfaqësuesit të firmës fituese[1]. Vlen të hetohen këto aludime, si edhe fakti nëse kompanitë e përfshira në këtë konçesion i plotësonin kushtet e nevojshme për të marrë përsipër shërbimet përkatëse.

Veçanërisht duhet hetuar kur janë krijuar këto kompani, si dhe nëse kanë patur si eksperiencë në fushën përkatëse, ashtu edhe kapitalin e nevojshëm financiar dhe njerëzor. Për shembull: Aështë e vërtetë që kompania Sani Servis, në vitin që ka fituar tenderin (2015), në Qëndrën Kombëtare të Biznesit (QKB) rezultonte vetëm me një detyrim prej 35 milion lekësh? Aështë e vërtetë qëkompania U.jet srl figuron si kompani veshjesh, ndërsa Tecnosanimedsi kompani ndërmjetësimi? A është e vërtetë që shoqëria Investital LLC është regjistruar pak muaj përpara këtij konçesioni, me njëkapital 1 000 euro dhe me vetëm një punonjës?

Dhënia e përgjigjeve për këto pyetje është e rëndësishme jo vetëm për të vlerësuar nëse kompanitë ndihmëse e kanë patur ekspertizën e nevojshme për të ofruar shërbimet përkatëse, por për të zgjidhur dilemën se përse kanë qënë të nevojshme këto kompani ndihmëse, nëse shoqëria Servizi Italia, i plotësonte vetë të gjitha kushtet e nevojshme për konçesionin?

Së treti, kemi dyshime për përmbajtjen e kontratës konçesionare, nëse është hartuar në një formë të tillë që i shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit. Si fillim do të sugjeronim të hetohet nëse është parashikuar në kontratë qëAutoriteti i siguron Koncesionaritenergjinë elektrike, ujin, avullin, veprat civile, impiante dhe ambientet e nevojshme,me shpenzime në ngarkim të Autoritetit?

Jemi të paqartë përse ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë që konçesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, uji, avulli të paguhen nga buxheti i shtetit? A jemi këtu përpara shkeljes së ligjit, ku një shërbim i faturohet dy herë buxhetit të shtetit? Kemi parasysh këtu raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH)[2], në të cilin ngrihet shqetësimi se në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e kësaj kontrate konçesionare ka patur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me një vlerë rreth 32’000 Euro. Gjithashtu sipas KLSH në Spitalin e Durrësit konçesionari nuk ka ndjekur procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit, si dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dhe ujë në një vlerë 7’706’844 lekë.

Një shqetësim tjetër përsa i përket kontratës është barazia mes palëve kontraktuale, çka është vërejtur edhe në raportin e KLSH, në të cilin shkruhet:

Pra kontrata e financimit të këtij shërbimi, është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin, duke filluar nga çmimet për kompleksitetet, mënyrën si monitorohet dhe si financohet, apo si zgjidhen mosmarveshjet, duke sjellë kështu në vazhdimësi problematika në monitorimin dhe financimin e këtij shërbimi.

Prandaj, kërkojmë të hetoni nëse kontrata është parashikuar në mënyrë të tillë që vendos shtetin në pozitë inferiore përballë ofruesit të shërbimit. E ngremë këtë shqetësim, pasi dyshohet që në kontratë, pika, 24.16 është e përcaktuar se edhe ne rast se koncesionari nuk përmbush detyrimet e tij “Palët bien dakord te zbatojnë një plan korrektues”, ndërkohë qënuk parashikohet asnjë sanksion në rast se palët nuk bien dakord.

Në të njëjtën kohë, në rastet kur spitali tejkalon totalin e pajisjeve të parashikuar në kontratë, thuhet se parashikohet qëkonçesionari aplikon një penalitet prej 40 eurosh për set. Nëse këto shqetësime janë të vërteta, atëherë vlen të hetohet përse zyrtarët publik kanë pranuar ta vendosin shtetin në një pozitë inferiore në këtë kontratë, çka mund të ketë sjellë dëme financiare për buxhetin e shtetit?

Një shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH lidhet me aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20% mbi çmimin e kontraktuar, çka bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, neni 51/c e tij të cilat përcaktojnë se përjashtimin e shërbimeve shëndetësore. Duhet hetuar përse kjo çështje nuk është zgjidhur në kontratë?

Gjithashtu, ju sugjerojmë të hetoni nëseështë përcaktuarapo jo fondi limit i kontratës, duke lejuar kështu rritjen e vlerës së kontratës nga viti në vit. Në bazë tëligjit[3] Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Planifikimit Spitalor, ka për detyrë të bëjë planifikimin vjetor sa më tësaktë të operacioneve të kryera në spitalet publike. Për pasojë, Ministria ka qënë në dijeni të trendit rritës të ndërhyrjeve kirurgjikale, siç shpjegohet edhe në raportet e publikuara nga Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”[4]. Në këto kushte vlen për tu hetuar përse autoritetet përkatëse nuk kanë arritur të parashikojnë më mirë numrin total të ndërhyrjeve që në hartimin e kontratës?

Mendojmë seduhet hetuar edhe nëse mënyra se si është parashikuar paketimi i seteve në kontratë ka ndikuar në rritjen artificiale të seteve të përdorura. Shumë mjekë kanë ngritur shqetësimin se ndarja e seteve nuk i përshtatet mirë diversitetit të nevojave të operacionit, dhe shpesh i detyron ata të hapin disa sete të sterilizuara vetëm për një instrument kirurgjikal, çka mund të jetë jo efiçente, duke krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Dyshojmë se ky planifikim jo i mirë ka ndikuar që vetëm në katër vitet e para shteti të paguajë36 milion euro mbi vlerën fillestare të parashikuar në kontratë. Nëse rritja vazhdon me këto ritme në përfundim të kontratës vlera e saj mund të rritet deri në 70% mbi vlerën fillestare, pa kaluar asnjë procedurë kontrolli apo rishqyrtimi.

Së katërti, jemi të shqetësuar për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për tu hetuar nëse kompania ka investuar vërtet 12 milion Euro, sipas parashikimit, duke hetuar inventarin e kompanisë, dhe duke verifikuar cilësinë e produkteve. Kjo do t’i jepte përgjigje edhe shumë mjekëve që ankohen për cilësinë e instrumenteve kirurgjikale.

Megjithatë nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, gjejmë arsye për të vënë në dyshim jo vetëm kryerjen e këtij investimi, por edhe nevojën për një konçesion të tillë. Sipas kontratës kompania duhet të marrë përsipër të blejë 100’000 instrumente të bashkuara në 3000 sete kirurgjikale; si dhe të pajisë me 4 autoklava 17 qendra periferike plus QSUT-në; me 10 pajisje disinfektues temokimik për larjen e instrumenteve; dhe me mjete të tjera të nevojshme.

Nga një kontroll i çmimeve të tregut ne kemi bërë përllogaritjen e mëposhtme, ku na rezulton se i gjithë investimi në total shkon rreth 4 milion Euro[5], pa llogaritur infrastrukturë, energjinë elektrike, ujin dhe avullin, të cilët mund të ofrohen falas nga spitalet publike.

Sasia për qendër

Çmimi/njësi (EUR)

Totali (EUR)

Aparatura të paralarjes dhe dekontaminimit

Pajisje të tjera

5

Për më tepër, çmimi mesatar rreth 200 euro për set na duket jashtëzakonisht i lartë jo vetëm krahasuar me koston e këtij shërbimi në vende të tjera të botës përëndimore, por edhe krahasuar me kushtet e Shqipërisë. Për kujtesë, paga e një kirurgu në spitalin publik është rreth 400 euro në muaj. Nëse ai kryen mesatarisht 2 operacione në ditë, ai paguhet rreth 20 euro për operacion, ndërkohë që vetëm sterilizimi i mjeteve që ai përdor kushton rreth 400 euro në ditë (sa rroga e tij mujore).

Si përfundim, ne si mjekë, si qytetarë, por mbi të gjitha si taksapagues shtrojmë pyetjen: përse ne duhet t’i paguajmë 17 milion Euro në vit një konçesionari, për një shërbim të cilin shteti mund ta krynte vetë shumë herë më lirë?

Prandaj, bazuar në legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë, ju kërkojmë që të ushtroni funksionet tuaja ligjore dhe të hetoni këtë kontratë konçesionare, duke vënë përpara përgjegjësisëçdo zyrtar publik që ka shpërdoruar detyrën, ka shkelur barazinë e pjesëmarrjes në tendera dhe/apo ka kryer korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.
Ne, qytetarët shqiptarë, kemi pritshmëri të larta në punën tuaj, dhe besojmë se me punën tuaj ju do t’i jepni fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe do të na riktheni besimin tek drejtësia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *