Vendosni fjalën kyçe....

Mediat italiane e bëjnë të kryer, Ibrahimoviç rikthehet te Milani


Te Milani kanë nisur të shpresojnë sërish te rikthimi i Ibrahimoviçit te kuqezinjtë. Gjiganti suedez ka mbyllur kontratën me amerikanët e LA Galaxy dhe kërkon ta mbyllë karrierën në Europë.

Për shërbimet e 38-vjeçarit janë të interesuara një numër i madh ekipesh, mes të cilave edhe ato italiane.

Sipas agjencisë italiane ‘Ansa’, thuhet se menaxheri i lojtarit dhe drejtuesit e Milanit e kanë arritur marrëveshjen që e rikthen Ibrahimoviçin te klubi kuqezi.

Ibra ka luajtur ka luajtur për Milaninpër dy sezone, 2010-2012 duke shënuar 30 gola në 58 ndeshje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *