Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Golem, kryeministri Rama, ka thënë se ndërtimi i banesave të reja do nisë në pranverën e vitit të ardhshëm.
‘Një pjesë e rëndësishme e takimit të fundvitit ka qenë për rindërtimin. Kemi një plan shumë solid për rindërtimin e objektivi ynë është që brenda pranverës gjithçka të jetë nisur dhe brenda 6 muajsh një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale të jenë në shtëpi të re.’
Kreu i qeverisë shtoi më tej se ata që do futen në lagjet e reja që do ndërtohen, do jetojnë me qira deri në ndërtimin e banesave të reja.
Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se në fillim të janarit, në parlament do kalojë ligji kundër krimit të organizuar dhe asaj që e cilëson KÇK si dhe do nisë vijojë realizimi i paktit për universitetin që ka ne qendër kampusin e ri universitar.