Presidenti rus, Putin, ka përuruar linjën hekurudhore në Urën e Krimesë, e cila lidh gadishullin me Rusinë kontinentale. Presidenti e quajti urën një mrekulli ndërsa hipi në kabinën e makinistit.
Ndërtimi i urës nisi në shkurt 2016 dhe ka është përuruar sot. Lidhja ishte vendimtare për Krimenë, që ka vetëm një kufi tokësor me Ukrainën. Trafiku i automjeteve përgjatë urës 19 kilometra, që u bë më e gjata jo vetëm në Rusi, por në tërë Evropën, u hap në maj të vitit 2018.
Treni i parë i lidhur me Krimenë u nis nga të hënën në mesditë nga Shën Petersburg. Do të mbulojë 2714 kilometra dhe do të arrijë në Sevastopol, qyteti kryesor i gadishullit, në 43.5 orë.