Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria i vetmi vend në rajon që nuk i riatdheson shtetasit e saj që janë në Siri”


Studiuesi Ardian Shtuni ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka riatdhesuar qytetarët e saj që janë në Siri.

I ftuar në emisionin Real Story në News 24 ai tha se nuk është bërë sa duhet punë për të kthyer në vend qytetarët shqiptarë, që janë të shumtë në Siri, ndryshe nga sa kanë vepruar Kosova, Bosnje Hercegovina e Maqedonia e Veriut.

‘Kjo është një çështje tepër komplekse. Problemi është shumë i madh. Mendoj se nuk është bërë puna e duhur për të nxjerrë në pah këtë fenomen. Nëse fokusohemi në Ballkan, është një lëvizje e madhe e popullsisë për një kohë të gjatë dhe 2/3 e këtyre personave janë shqiptarë, nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria. Shqipëria është një vend që nuk ka bërë riatdhesim të shtetasve të saj që janë në Siri. Bosnja ka bërë riatdhesime, edhe Maqedonia e Veriut, edhe Kosova’, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *