Vendosni fjalën kyçe....

Statujës së Ibrahimoviçit i presin hundën, s’ndalen tifozët e zemëruar


Vandalët kanë prerë hundën e një statuje të Zlatan Ibrahimoviçit jashtë stadiumit të Malmos në Suedi.

Ky është akti i fundit i vandalizmit ndaj statujës, pasi u njoftua se Ibrahimoviç kishte investuar në një klub rival muajin e kaluar. Ish-sulmuesi i Suedisë, Ibrahimoviç, 38 vjeç, bëri debutimin e tij profesional për Malmon 20 vjet më parë.

Artisti i statujës Peter Linde u ka bërë thirrje njerëzve që të ndalojnë vandalizmin. Ish-lojtari i Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United është në kërkim të klubit të tij të rradhës pasi ka lënë LA Galaxy në fund të sezonit MLS.

Më 27 nëntor u njoftua se ai kishte blerë 25% të aksioneve të Hammarby, i cili përfundoi i treti në kampionatin suedez të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *