Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, banori i Laçit: S’më kanë dhënë një çadër për familjen (Video)


Një banor i Laçit ka thënë se nuk i është ofruar një çadër ku të fusë kokën, pasi tërmeti i 26 nëntorit i ka dëmtuar shtëpinë duke e bërë të pabanueshme.

Në një deklaratë për ABC News, ai ka thënë se i ka të gjitha letrat dhe ka shkuar disa herë në bashki por nuk i kanë dhënë ende asgjë.

‘Kam ik 4 a 5 herë te Bashkia. Ka vëllai një vilë, edhe ajo ka lujt, nuk ka ardh njeri me e pa. Letrat i kam krejta, tani flej në makinë. Më thanë a do ndihma, jo u thashe du një çadër për fëmijët e mi. Jam vetë i pesti në familje, 3 fëmijët, unë dhe gruaja. As se ka vu ujin në zjarr njeri.’ – thotë ai.

Tërmeti i 26 nëntorit nxori të pabanueshëm disa pallate e banesa në duke lënë jashtë dhjetëra familje. Një pjesë e tyre janë strehuar në hotele ose në banesa me qira.

VINI RE: (Video Credit ABC News)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *