Teuta ka gjetur vazhdimësinë me Edi Martinin në pankinë. Fitorja e dytë radhazi për skuadrën durrsake ishte ajo 3-1 në transfertën kundër Flamurtarit.
Sfida, e cila ishte në program për t’u luajtur të dielën, por që u shty për shkak të kushteve atmosferike u zgjidh shumë shpejt nga miqtë, që mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të shënuar nga Emiliano Vila.
Me rikthimin në fushë, ishte sërish mesfushori që dyfishoi shifrat me golin e dytë personal në minutën e 48-të.
Teuta vulosi suksesin me Kallakun, teksa në limitet e kohës së rregullt I lejoi golin e vetëm për vendasit.
Me këtë fitore, skuadra e Edi Martinit mbyll vitin 2019 në vendin e pestë me pikë të barabarta me Tiranën dhe Partizanin.