Turqia është e gatshme të bisedojë me Greqinë për të diskutuar çështjet e kufijve detarë në Mesdheun Lindor, tha ministri i jashtëm i Turqisë një intervistë për një të përditshme greke.
Turqia gjithmonë ka mbështetur një politikë që kërkon dialog për të adresuar problemet në rajon, i tha Mevlut Cavusoglu gazetës greke ‘To Vima’.
‘Fatkeqësisht, thirrjet tona për dialog kanë rënë në vesh të shurdhër. Shumica e vendeve të rajonit të Mesdheut Lindor i injoruan thirrjet tona dhe zgjodhën të vazhdojnë në mënyrë të njëanshme,’ nënvizoi Cavusoglu.