Vendosni fjalën kyçe....

“U rikonstruktua 1 vit më parë, Sami Frashërit duhet t’i vihet shiriti i krimit dhe jo dryni nga tërmeti”-Boçi


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar se shkolla “Sami Frashëri” në kryeqytet e rikonstruktuar vetëm një vit më parë është mbyllur nga tërmeti.

Sipas tij, kësaj shkolle duhet t’i vihej shiriti i krimit pasi duhet të mbajnë përgjegjësi si Bashkia edhe firma fituese për rikonstruksionin e saj.

“Situatën ju e shihni vetë. Nxënësit në shkollën Samit Frashëri janë braktisur. Nuk ka një inspektim të plotë të dëmeve. Shkollës i është vënë dryni kur në fakt duhet t’i ishte vënë shiriti i krimit. Kjo shkollë është rikonstruktuar një vit më parë. Mungon dhe transparenca për të gjitha dokumentet që duhet të paraqesë Bashkia e Tiranës.

Ju e pasqyroni, fasada e propagandës nuk mund të mbulohet. Nuk e mbulon as Rama, as Veliaj që fshihet pas propagandës kur duhet të ishte këtu për të thënë se kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara dhe si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bëri rikonstruksionin dhe a mban bashkia përgjegjësi për situatën në këtë shkollë dhe shkolla të tjera. Boll me propagandë. Përgjegjësitë t’i mbajnë ata që kanë kryer këtë krim“, u shpreh Boçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *