Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra ndihmon me 1.4 milionë euro Shqipërinë pas tërmetit


Zvicra i ka dhuruar deri tani 1.4 milionë euro Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Në një njoftim zyrtar nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, thuhet se ndihma nga Zvicra ka qenë e menjëhershme dhe ka sjellë lehtësim për më shumë se 5200 banorë.

Nga shuma e dhuruar, 450 mijë euro kanë shkuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore të dëmtuara dhe 1 milion euro si ndihmë humanitare për zonat e prekura nga tërmeti.

‘Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithë-përmbledhëse. Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura’, ka deklaruar ambasadori zvicerian, Adrian Maitre.

Më tej në deklaratën e ambasadës thuhet se faza e re e mbështetjes përfshin rindërtimin e 5 qendrave shëndetësore në Durrës e përreth si dhe ndihma ndaj familjeve që kanë nevojë urgjente për riparimin e shtëpive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *