Vendosni fjalën kyçe....

“Evolucioni e ka bërë trurin e njeriut më të ndjeshëm ndaj ankthit e depresionit” – Studimi


Depresioni mund të vijë nga shumë gjëra, siç është qëndrimi në rrjetet sociale shumë shpesh, por një studim i ri ka zbuluar se ndjenja e këtillë është pjesërisht pëer faj të ndryshimeve në tru gjatë rrjedhës së evolucionit njerëzor.

Serotonina dhe dopamina janë substancatpërgjegjëse për të na mbajtur me humor të mirë dhe pozitivë, por një gjen përgjegjës me transportimin e këtyre kimikateve në trurin tonë ka evoluar duke mbartur më pak nga këto neurokimikate.

Ky ka qenë përfundimi në të cilin ka arritur një ekip hulumtues i udhëhequr nga Universiteti Tohoku në Sendai, Japoni.

Transportuesi vezikular i monoaminës 1 (VMAT1) është një nga gjenet përgjegjës për transportimin e neurotransmetuesve që përmirësojnë gjendjen shpirtërore në trurin tonë.

Duke rindërtuar proteinat stërgjyshore VMAT1, ata zbuluan se gjeni më i vjetër kishte mundësinë të mbartë më shumë neurokimikate se pasardhësi i tij më i ri.

Zbulimi ka hedhur dritë mbi mënyrën se si marrja e neurotransmetuesit nga VMAT1 ka ndryshuar gjatë gjithë rrjedhës së evolucionit njerëzor.

‘Rezultatet e studimit tonë zbulojnë se paraardhësit tanë mund të kenë qenë në gjendje t’i rezistojnë niveleve më të larta të ankthit ose depresionit,’ përfunduan autorët në studimin e tyre.

Hapi tjetër për studiuesit do të jetë studimi i pasojave të sjelljes së këtij mutacioni gjenetik te minjtë, për të parë sesi ndryshimet mund të kenë ndikuar në evolucionin tonë të trurit.

Shkencëtarët thanë që ata shpresojnë se puna e tyre mund të ndihmojë në çrregullimet psikiatrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *