Pensionistët do marrin një shpërblim prej 30 mijë lekësh të vjetra për festat e fundvitit.
Vendimi i qeverisë është njoftuar nga ministrja e Financave, Denaj, në një konferencë për shtyp.
Më herët, shpërblimi për 660 mijë pensionistët ishte ngrirë nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ditën e djeshme, kryeministri Rama tha pas mbledhjes së qeverisë se vendimi do merrej ditën e sotme duke e lënë të hapur mundësine e shpërblimeve për pensionistët.