Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuari për 613 kilogramë kokainë kallëzon në SPAK anëtarin e SPAK-ut


Arbër Çekaj, pronari i ‘Arbri Garden’, në kamionët e së cë cilës u kap e fshehur në banane, sasia prej 613 kilogramësh kokainë, ka kallëzuar në SPAK, prokurorin e çështjes, Ervin Kondili, i cili është një nga anëtarët e prokurorisë speciale.

Përveç tij, Çekaj ka paditur edhe oficeren e policisë gjyqësore, Migena Haxhi. Ai pretendon se në dosjen e tij ka një akt të falsifikuar të hyrje-daljeve në sistemin TIMS.

Ndaj Çekajt organi i akuzës ka kërkuar 21 vjet burg, ndërsa vetë i pandehuri i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka pasur dijeni për sasinë e drogës së kapur dhe as për porositësit e saj.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dhe po gjykohen edhe shoferi i kamionit, Armando Pezaku dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *