Vendosni fjalën kyçe....

Kalimi i pasurive kulturore tek privatët, miratohen kushtet e kontratave, do jenë 20 vjeçare


Kalimi i pasurive kulturore tek privati nën atë që njihet si rijetëzim do të bëhet përmes kontratave specifike që duhet të përmbushin disa kushte.

Në një vendim të fundit të publikuar tashmë në fletoren zyrtare bëhen të qarta edhe këto kushte. Kështu lidhur me qëllimin thuhet se këto kontrata kanë për qëllim dhënien  në përdorim e pasurisë  kulturore  publike,  me  qëllim rijetëzimi, nëpërmjet kryerjes së përmirësimeve dhe të përdorimit të saj për ushtrimin e funksioneve administrative dhe social-kulturore,  sipas  projektit bashkëlidhur kësaj kontrate dhe që është pjesë integrale e saj, në përputhje me vlerat  kulturore të pasurisë dhe destinacionit të përdorimit.

Kalimi përmes këtyre kontratave do të bëhet me konkurs publik dhe pjesëmarrësit duhet që të saktësojnë llojin e aktivi9tetiot që do të kryejnë në projektet e tyre të shpallur fitues.

“Përdoruesi duhet të realizojë shërbimet që do të garantohen për të siguruar shfrytëzimin dhe aksesin e publikut në pasurinë kulturore, nivelet cilësore të aktiviteteve dhe shërbimeve që do të ofrohen, si dhe objektivat për promovimin e pasurisë kulturore, sipas parashikimeve në pjesën e posaçme të kësaj kontrate” thuhet në vendim.

Të gjitha ndërhyrjeje mbrojtëse apo ruajtëse kryhen vetëm sipas një plani të dakordësuar më herët mes shtetit dhe përdoruesit që ka marrë pasurinë.

Lidhur me afatin thuhet se kontrata e rijetëzimit lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë  rinovimi vetëm 1 (një) herë. Efektet  juridike të kontratës fillojnë ditën e nesërme pas dorëzimit të pasurisë kulturore, sipas parashikimeve të kësaj kontrate (procesverbalin e pasurisë, nënshkrimin e saj nga palët).

Sa i takon tarifave që merr shteti nga kjo kontratë sanksionohet se “tarifa e dhënies në përdorim do të përcaktohet nga administratori mbi bazën e tarifave të miratuara. Tarifa do të paguhet nga përdoruesi, në  mënyrë   periodike   mujore/vjetore. Të gjitha pagesat do të regjistrohen rregullisht në dokumentacionin financiar të përdoruesit”.

Kurse për tarifat që merr përdoruesi nga vizitorët nënvizohet se janë dy aspekte. Tarifat për vizitorët lidhur me hyrjen në pasurinë kulturore përcaktohen nga administratori pra institucioni publik që ka kaluar këtë tek privat kurse tarifat e tjera për shërbimet që ofron përdoruesi brenda pasurisë përcaktohen nga ky i fundit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *