Vendosni fjalën kyçe....

Kina do rishkruajë Biblën dhe Kuranin


Kina do të rishkruajë Biblën dhe Kuranin për të ‘pasqyruar vlerat socialiste’ mes goditjes ndaj grupeve fetare të vendit, ka zbuluar një raport.

Botimet e reja nuk duhet të përmbajnë asnjë përmbajtje që shkon në kundërshtim me besimet e Partisë Komuniste, sipas një zyrtari të lartë të partisë. Paragrafët që konsiderohen të gabuar nga censuruesit do të ndryshohen ose ribotohen.

Megjithëse Bibla dhe Kurani nuk u përmendën në mënyrë të veçantë, partia bëri thirrje për një ‘vlerësim gjithëpërfshirës të klasikëve ekzistues fetarë, me qëllim përmbajtjen që nuk përputhet me përparimin e kohërave’.

Urdhri u dha në nëntor gjatë një takimi të mbajtur nga Komiteti për Çështje Etnike dhe Fetare, që mbikëqyr çështjet etnike dhe fetare në Kinë.

Një grup prej 16 ekspertësh, besimtarë dhe përfaqësues të feve të ndryshme nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës morën pjesë në konferencë muajin e kaluar, sipas Agjencisë së Lajmeve Xinhua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *