Vendosni fjalën kyçe....

Konsumojnë pije të bërë në mënyrë artizanale, humbin jetën 11 persona në Filipine


Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë duke u trajtuar për helmim të dyshuar nga metanoli, pasi pinë verë kokosi të bërë në vend gjatë festimeve të Krishtlindjes në Filipine, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Raportet e mediave lokale thanë se 300 njerëz u shtruan në spital në krahinat Laguna dhe Quezon të Luzon, ishulli kryesor i vendit, me shenja helmimesh si dhimbje në stomak, marramendje dhe të vjella pasi pinë verën e arrës së kokosit.

Një total prej 265 njerëz u shtruan në spital në qytetin Rizal, Laguna, tha Departamenti i Shëndetësisë në një njoftim të martën.

Vera e arrës së arrës së kokosit, e njohur në vend si lambanog, është një pije e fuqishme e distiluar nga maja e arrës së kokosit me një përmbajtje alkooli nga 40% në 45% për vëllim. Ajo është një pije popullore gjatë sezonit festiv të Krishtlindjeve, që festohet gjerësisht në Filipine.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se lambanog testoi pozitiv për nivele të larta të metanolit, një lloj alkooli që është toksik për trupin, në disa raste duke çuar në verbëri dhe vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *