Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLP-së në Elbasan, dy emrat e propozuar për drejtimin e prokurorisë


Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka vizituar sot Prokurorinë e Elbasanit ku është takuar me prokurorët.

Sipas ‘BalkanWeb’  në këtë takim janë propozuar dy kandidatë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasan.

Kandidatët e propozuar janë Kreshnik Ajazit dhe Bledar Mustafaraj. Kjo lëvizje vjen pas nisjes së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Vetëm para pak ditësh, është ngritur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e cila rrjedhimisht ka shkrirë gjykatën dhe prokurorinë te Krimet e Rënda. Drejtuesi i SPAK është zgjedhur Arben Kraja.

Në garë për drejtimin e SPAK, përveç Krajës ishin edhe Altin Dumani e Ervin Kondili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *