Bllokohen 10 mijë produkte për fëmijë pasi kishin në përmbajtje elementë kimikë jashtë tolerancave të përcaktuara në legjislacionin shqiptar. Këto lodra fëmijësh kanë ardhur kryesisht nga Kina. Kryeinspektori i ISHMT-së . Lavdrim Sahitaj, deklaroi se këto produkte kanë rezultuar me rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve.
“Kemi një problematikë të gjërë me lodrat që qarkullojnë dhe në tregun me shumicë dhe pakicë si dhe mallrat që vijnë nga jashtë. Kemi bërë një sërë analizash të lodrave që janë në tregun tonë dhe na rezulton pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike, jashtë normës së lejuar për tu tregtuar ”, shprehet ai.
Por çfarë duhet të bëjnë prindërit për të blerë lodra të sigurta për fëmijët e tyre. Inspektoriati Shtetër i Mbikqyrjes së tregut sqaron se lodrat duhet të jenë të markuara më kodin CE që tregon se përmbushin standartet europiane.
Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut deklaron se do të vijojë inspektimet dhe informimin e konsumatorëve për modelet dhe kategoritë e produkteve të cilat janë të ndaluara të vendosen dhe tregtohen në vend.