Ylli i ri i fubtbollit, që po kërkohet nga një numër i madh klubesh të njohura në Europë zgjodhi Juventusin, duke refuzuar Manchester United, që i ofroi një pagë prej 260 mijë dollarësh në javë.
Gjiganti adoleshent i Salcburgut, Erling Braut Haaland, po shkon më afër një transferimi te Juventusi dhe mund të shkojë në Itali që në merkaton e janarit, sipas raportimeve.
Haaland, 19 vjeç, është një nga talentet e reja më të kërkuara në futboll. Ai ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha aktivitetet këtë sezon, përfshirë tetë në Ligën e Kampionëve.
Në mes të interesit nga një mori klubesh të nivelit të lartë, raportet e mediave italiane tregojnë se Haaland ka zgjedhur një transferim në Torino te Juventusi, ku do i bashkohet treshes Ronaldo-Dybala-Higuain.
Juventusi pritet t’i paguajë Salcburgut 30 milionë euro, ndërsa sulmuesi do nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me vlerë 3.5 milion euro në sezon. Ndërkohë Manchester United i ka ofruar lojtarit një pagë prej rreth 12 milionë eurosh në sezon.