Vendosni fjalën kyçe....

Motra e Elez Biberajt u lobua nga George Soros për t’u bërë kryeprokurore


Motra e drejtorit të ‘Zërit të Amerikës’ Elez Biberaj, është një nga 4 kryeprokurorët e shpallur fitues në shtetin e Virxhinias, që akuzohen se janë blerë nga miliarderi liberal, Geroge Soros.

Emri i Buta Biberajt, përflitet në mediat amerikane si një nga prokuroret e blera nga Soros në katër qarqe. ‘Uncoverd’ shkruan se kohët e fundit George Soros duket i interesuar të mbështesë kandidatët që zbatojnë ligjin sesa ata që e krijojnë atë.

Ai ka financuar shumë gjyqtarë të rrethit dhe kandidatë të tjerë të ligjit në të paktën dhjetë shtete. Në zgjedhjet e fundit për kryeprokurorët e qarqeve në Virxhinia të mbajtura në nëntor, Soros mbështeti katër kandidatë dhe të katër fituan.

Sipas Washington Free Beacon, “Përveç 1.2 milion dollarëve në fonde që Soros harxhoi për Dhomën e Delegatëve dhe garave të Senatit në Commonwealth të Virxhinias, ai dha një shtesë prej 2 milion dollarësh për katër kandidatëve demokratë për prokurorë”.

Daniel Bobinski ngre me të drejtë pyetjen: Pse Soros do të shqetësohej për prokurorët e qarkut në Virxhinia?

Washington Free Beacon raportoi se fituesja me origjinë shqiptare në Qarkun Loudoun, Buta Biberaj, mori gati 850,000 dollarë PAC, një organizatë e financuar nga Soros.

George Soros renditet si personi i vetëm që i ka dhuruar para PAC për Drejtësi dhe Siguri Publike. Dhe ai u dha atyre plot 1,085,000 dollarë, sipas Uncovered. Dhe Buta Biberaj nuk është e vetmja kandidate fituese që fitoi duke përdorur paratë e Soros.

Steve Descano (nga Qarku Fairfax) mori më shumë se 600,000 dollarë nga PAC dhe Parisa Dehghani-Tafti ( nga Qarku Arlington) mori gati 400,000 dollarë.

Për më tepër, “Washington Post” shkroi në muajin qershor të këtij viti se këta dy kandidatë nuk kanë ndjekur kurrë një çështje në një gjykatë shtetërore, por pavarësisht kësaj rrahën kandidatë me më shumë se 60 vjet përvojë. PAC gjithashtu dha një shumë prej 5000 dollarësh për kandidatin e qarkut të Albemarle, Jim Hingeley, i cili fitoi zgjedhjet me 56.26% të votave.

Përsa i përket Biberajt, kur ajo u intervistua nga “LoudounNow” se pse Soros do të derdhë kaq shumë para në fushatën e saj, ajo tha se PAC thjesht po mbështeste mesazhin që ajo po promovonte. Ajo e fitoi vendin e saj me një diferencë shumë të vogël siç raporton Washington Post, kështu që pa 850,000 dollarët e Soros nuk do ia dilte. Siç shprehet Bobinski, ajo ia ka borxh Sorosit këtë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *