Një festëpër Krishtlindjet në një qendër tregtare në Sidnei, Australi, ka përfunduar në katastrofë, pasi blerësit shkelën njëri-tjetrin ndërsa ata po rendnin të kapnin kuponat e lidhura me balonat.
Kaosi që rezultoi pas kësaj bëri që pesë persona të përfundojnë në spital.
Pamjet nga mediat lokale tregojnë klientët në qendrën tregtare ‘Westfiled Parramatta’ duke u përpjekur të rrëmbejnë kuponat në balona që kishin dhurata.
Por ndërsa njerëzit shtyheshin me njëri-tjetrin ata përfunduan duke shtypur njëri-tjetrin.
Personeli mjekësor i thirrur në vendngjarje trajtoi 12 persona për dëmtime. Katër burra dhe një grua u shtruan në spital, raportoi Reuters.