Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump ka sulmuar miliarderin George Soros, duke këmbëngulur se ai kontrollon figurat kryesore në hetimin e presidentit amerikan.
Po ashtu ai i dha një goditje të papritur Sorosir, kur tha se politika e tij e majtë e skualifikon atë nga të qenit hebre.
Giuliani tha për revistën New York të hënën, se Soros jo vetëm që kontrollon ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch, por se ai kishte instaluar “të katër ambasadorët” që janë të përfshirë në përpjekjen për të fajësuar Trump.
Guliani shtoi se drejtuesi i revolucioneve me ngjyra (e ka fjalën për LGBT-të) dhe kauzave liberale kishte punësuar gjithashtu agjentë në FBI.
Pasi reporteri i tha atij se “dukej çmendur” ndërsa fliste për Soros, Giuliani u përpoq t’i paraprinte kritikave të zakonshme që do i bënin mbështetësit e filantropistit.
“Mos më thuaj se jam antisemitik nëse e kundërshtoj atë. Soros nuk është aspak një çifut. Unë jam më shumë çifut se sa Soros. Unë ndoshta di shumë më tepër se Soros- ai nuk shkon në kishë, ai nuk shkon në sinagogë. Ai nuk i përket një sinagoge, ai nuk e mbështet Izraelin, ai është një armik i Izraelit. Ai ka zgjedhur tetë anarkistë si prokurorë në Shtetet e Bashkuara. “- vijoi më tej Giuliani me akuzat kundër Soros.
“Ai është një qenie njerëzore e tmerrshme.”– përfundoi avokati personal i presidentit.
Këto komente të Giulianit shkaktuan debate të forta në rrjetet sociale mes të majtëve dhe të djathtëve.