Edinson Cavani është gjithnjë e më afër kalimit në Atletico Madrid pasi që Juventusi nuk dëshiron ta transferojë atë, shkruan Calciomercato
Sulmuesi 32 vjeçar ka kontratë me Paris Saint-Germain e cila skadon në fund të këtij sezoni dhe ai është gati të largohet
Cavani ishte interesuar për një rikthim në Itali por pavarësisht raporteve për një interesim të Juves për të, kampionët e Serie A nuk e duan atë.
Atletico, në anën tjetër i kanë ofruar atij një kontratë tri vjeçare dhe marrë parasysh moshën e tij kjo gjë e konfirmon kalimin e tij tek skuadra spanjolle.