Vendosni fjalën kyçe....

“Zonat e prekura nga tërmeti të harruara nga shteti, duhet qeveri e përgjegjshme” – Mesazhi i Bashës


Kreu i PD-së, Basha, ka shpërndarë një videomesazh pas kthimit nga Thumana. Kreu i PD-së, Basha, thotë se ka vizituar dhjetëra familje në gjendje të mjerueshme dhe pas propagandës shtetërore, tashmë ata janë të braktisur e të harruar.

‘Pas një zallamahie propapande, banorët e Thumanës janë të braktisur e të harruar ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë loje çadrat prej plastmasi me të cilat janë pajisur. Dëshpërimi dhe varfëria mbretëron kudo dhe tashmë ka nisur një tjetër problem, ka shumë fëmijë e të moshuar të sëmurë, që e kanë të vështirë të marrin shërbim aty apo të shkojnë në spital.’ – tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës së bashkuar, tha se zonat e goditura nga tërmeti janë në krizë humanitare që pritet të thellohet pasi kreu i qeverisë e ka mendjen te paradat mediatike dhe po bëhet gati të ngrejë një tjetër skemë korrupsioni mbi rrënojat e tërmetit.

‘Kjo është gjendja e harresës e braktisjes së shtetit prej kartoni, të babëzisë e korrupsionit që ishe rrëzuar me kohë, para se tërmeti të godiste zonat e Thumanës, Kurbinit  e më gjerë. Jemi në krizë humanitare me përmasa të plota që vetëm sa do thellohet sepse kryeministri i vendit e ka mendjen te paradat mediatike, propaganda dhe mbi rrënojat e tërmetit po bëhet gati të ngrejë një tjetër skemë korrupsioni e grabitjeje.’ – shtoi ai.

Në fund, Basha, tha se vendi është në krizë humantitare, sociale, ekonimike, politike e kushtetuese dhe rruga për zgjidhjen e saj është përpjekja e shqiptarëve për një qeveri të përgjegjshme.

‘Vendi është në krizë të thellë humantitare, sociale, ekonomike, politike e kushtetuese dhe rruga për zgjidhjen e saj duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve për një qeveri të përgjegjshme, që ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe për ndaljen e rrokullisjes ekonomike dhe ndihmimin e qindra familjeve që janë në mëshirën e fatit.  Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare.’ – mbyll Basha videomesazhin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *