Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se vrau gruan me pika për sy që të përfitonte 250 mijë dollarë, del në gjyq mjeku në SHBA


Një mjek në Karolinën e Veriut është akuzuar se ka vrarë gruan e tij për të përfituar siguracionin e jetës prej 250 mijë dollarësh.

Sipas hetuesve, 35-vjeçari Joshua Hunsucker, dyshohet se hodhi në sytë e gruas së tij pika më shumë sesa sasia e nevojshme për trajtimin e një sëmundjeje të syve.

Ai dyshohet se përdorte 30 deri 40 herë më shumë pika se niveli terapeutik i tetrahydrozoline, një kimikat që gjendet normalisht në pikat e syve, për të vrarë gruan e tij në 23 shtator 2018.

Joshua Hunsucker mori paratë nga siguracioni i jetës së gruas së tij Stacy, sipas ‘Shelby Star’. Por ai nuk e lejoi autopsinë, tha ai në një pohim. Nivelet anormale të tetrahidrozinës në gjakun e saj u gjetën në një mostër gjaku që u ruajt si pjesë e dëshirës së saj për të bërë një dhurim të organeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *