Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti shpërndan videomesazhin: Oferta jonë skadoi në mesnatë, kemi bërë 5 lëshime e LDK-ja asnjë


Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka publikuar një videomesazh, ku thekson se nesër do shkohet në Kuvend pa një marrëveshje qeverisëse me LDK-në

Ai thotë se marrëveshjes për programin qeverisës nuk i është bashkëngjitur dot edhe atë për ndarjen e posteve ministrore. Sipas Kurtit, oferta me 3 pika që i është bërë LDK-së dy ditë më parë ka skaduar në mesnatë

‘Dihet që Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit dhe Nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën. LDK-ja merr Kryetarin e Kuvendit, kurse Vetëvendosje nënkryetarin e dytë, kështu LDK-ja ka Kryeparlamentarin kurse Vetëvendosje 2 nënkryetarë.’ – tha Kurti.

Më tej, Kurti tha në pikën e dytë të ofertës, i ka kërkuar LDK-së që ta lërë për më vonë çështjen e Presidentit, por nëse ajo këmbëngul që ta zgjidhë tani, atëherë Vetëvendosjes i takon një ministri më shumë, ajo e Punëve të Brendshme.

Ai thotë se me kërkesën e LDK-së njëra nga ministritë është rikompozuar. Kurti shton më tej se edhe pse kanë kaluar 80 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje ka bërë 5 lëshime, kurse LDK-ja nuk ka bërë ende asnjë. Në fund, lideri i Vetëvendosjes thotë se do pritet ende pasi nuk duhet shkuar në zgjedhje të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *