Një baba i ri është kthyer në hero pasi ai shpëtoi një fëmijë nga sulm i egër i një qeni pitbull duke luftuar i vetëm me kafshën, para se ta vendoste fëmijën në majë të një makine.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur Patrick do Céu, 20 vjeç, luftoi me guxim kundër qenit, që sulmoi një fëmijë 4-vjeçar në tokë. Ngjarja ndodhi në Parque Anchieta, Rio de Janeiro, Brazil, në 19 dhjetor.
Skenat e tmerrshme tregojnë kafshën që sulmoi fëmijën e mitur në krahë dhe këmbë dhe më pas i sulet drejt kokës, para se i riu të ndërhynte dhe t’ia hiqte nga dëmbët.
Gjatë pamjeve në video, pitbulli shihet duke sulmuar djalin e vogël të pafuqishëm dhe më pas menjëherë ndërhyn babai i ri që lufton me qenin deri në fund deris e merr fëmijën dhe e vendos sipër një makine.
Si fëmija ashtu edhe 20-vjeçari u shtruan në spital për shkak të plagëve të marra nga qeni.