Besimtarët e krishterë festojnë sot ditën më të rëndësishme për ta në kalendar. Mesnatën e kaluar, u mbajt në Tiranë në katedralen e Shën Palit mesha e Krishtlindjeve nga imzot Frendo.
Jo vetëm besimtarë nga Tirana, por edhe nga rrethinat afër kryeqytetit janë mbledhur për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë pavarësisht të ftohtit të mbrëmjes.
Në meshë ishin të pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, bashkëshortja e tij, njëkohësisht kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, si dhe figura të tjera nga politika.
Lindja e Krishtit është kremtuar edhe në kishën Orthodokse, ku besimtarët janë lutur për paqe, mbarësi e dashuri.