Një trup i dekompozuar është gjetur në grykëderdhjen e lumit Ishëm, në Kurbin.
Trupi i seksit mashkull është gjetur nga peshkatarët e zonës ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende.
Sipas policisë, nga këqyrja e trupit nuk vërehen shenja dhune.
Njoftimi i policisë
Kurbin, Lezhë
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se trupi është gjetur në grykëderdhjen e Ishmit dhe i përket seksit mashkull, por nuk dihet identiteti.
Një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa paraprakisht, në trupin e viktimës nuk dallohen shenja dhune.