Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përsëriti të mërkurën se Greqia do mbrojë sovranitetin e saj në Egje ndërsa kërkon zgjidhjen e problemeve të saj me Turqinë, shkruan Ekathimerini.
‘Prania ime këtu sot simbolizon besimin tonë të palëkundur se ne do t’i mbrojmë këto të drejta dhe integritetin tonë kombëtar me çdo mjet të disponueshëm,’ i tha ai personelit dhe ushtarëve të Forcave të Armatosura në ishullin Dodekanez të Kasos, ndërsa dërgoi mesazhin e tij për Ditën e Krishtlindjes.
‘Greqia gjithmonë përpiqet për një zgjidhje paqësore të dallimeve të saj me vendin fqinj, Turqinë. Ne kemi besim të plotë në të drejtat tona dhe gjithmonë jemi të udhëhequr nga respektimi ynë i plotë i ligjit ndërkombëtar sepse ne thjesht e dimë se ligji është në anën tonë,’ ai shtoi.