Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj u kërkon falje shqiptarëve për sherret me Ramën, por kritikon ashpër qeverinë


Në këto ditë festash, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajka folur për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Haradinaj tha se i vjen keq që kryeministrat e dy vendeve po polemizojnë në distancë dhe u kërkoi ndjesë shqiptarëve për këtë.

Haradinaj shtoi se ai nuk po e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt dhe kujtoi se vëllezërit e tij janë vrarë në luftë për interes kombëtar.

 “Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, tha Haradinaj.

Në këtë intervistë, kryeministri i Kosovës nuk ka ngurruar të kritikojë qeverinë e Shqipërisë lidhur me qëndrimin e mbajtur pas taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe.

 “Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, tha Haradinaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *